Lirim Kastrati i thyen rregullat për ditëlindje, reagon Dinamo

Lirim Kastrati i thyen rregullat për ditëlindje, reagon Dinamo

Sport January 18, 2021 - 14:45
Detajet

Dinamo e Zagrebit, do të shqyrtojë rastin e sulmuesit të tij Lirim Kastrati, i cili ka shkaktuar pakënaqësi në Kroaci mbrëmjen e djeshme teksa shkeli rregullat e mbrojtjes prej COVID-it, duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij me 10-15 veta.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, kampionët kroatë shprehen se “Kastrati ndihet i prekur që festa e tij ka zhgënjyer opinionin publik”, por “kjo gjë nuk ka ndikuar në përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Rijekës”.

Megjithatë, Dinamo e Zagrebit konfirmoi se do të marrë vendim për sjelljen e 22-vjeçarit.Festa e Lirim Kastratit për ditëlindjen e tij u zbulua në rrjetet sociale nga partnerja e tij Andela Simaq.

Ditëlindja e Lirim Kastratit ishte sot dhe dje në mbrëmje në banesën e tij, së bashku me të dashurën dhe disa miq, festoi pas mesnatës.

Megjithëse ai beson se nuk ka bërë asnjë të gabuar apo që festa e ditëlindjes së tij ka ndikuar në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, Kastrati shpreh keqardhjen që lajmet dhe postimet në rrjetet sociale kanë shkaktuar shqetësim te klubi.

Dinamo e Zagrebit do të analizojë situatën dhe fakte si edhe do të marrë vendim në përputhje me rregullat e brendshme.

Image