Zyrtare: Drenica e prezanton Klevis Shaqen

Zyrtare: Drenica e prezanton Klevis Shaqen

Sport January 18, 2021 - 22:02
Detaje

Drenica po vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit për stinorin pranveror, shkruan “Zeri.info”.

I fundit që ka nënshkruar me “kuqezinjtë” nga Skenderaj është futbollisti, Klevis Shaqe.

Prezantimi i lojtarit u bë në praninë e kryetrajnerit Bledar Devolli dhe menaxherit të futbollistit Ardi Gjanci.

Image

Shaqe ka nënshkruar deri në fund të edicionit për Drenicën dhe skuadrës së re iu bashkua në Durrës, ku “Shqiponjat e Zeza” po e zhvillojnë fazën përgatitore.

Para se të transferohet te Drenica, Klevis Shaqe ka qenë pjesë e KF Turbina. /Zeri.info

 

Shaqe firmos më Drenicën! Durrës - 18 Janar 2021 Mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe ka firmosur me klubin dhe do të jetë...

Posted by FC Drenica - Faqja Zyrtare on Monday, January 18, 2021