Milani merr tri pikë te Cagliari, “heroi” ishte Ibrahimoviq

Milani merr tri pikë te Cagliari, “heroi” ishte Ibrahimoviq

Sport January 18, 2021 - 22:43
Detaje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 18-të në Serie A ndërmjet Cagliarit dhe Milanit, shkruan “Zeri.info”.

“Rossonerët” vazhduan me fitore në Serie A, teksa kësaj radhe kanë mposhtur në udhëtim Cagliarin me rezultat të pastër 0:2.

Fillimisht ishte Ibrahimoviq që hapi serinë e golave në minutën e gjashtë nga penalltia.

Kurse, për 0:2 ishte përsëri suedezi që shënoi në të 52-tën minutë.

Vlen të theksohet se “kuqezinjtë” ishin me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 74-të.

Skuadra e udhëhequr nga Pioli vazhdon të mbetet lider në Serie A, tani me 43 pikë, tri më shumë se rivali lokal, Interi (40). /Zeri.info