Arsenali fiton bindshëm në Londër, Granit Xhaka i pazëvendësueshëm

Arsenali fiton bindshëm në Londër, Granit Xhaka i pazëvendësueshëm

Sport January 18, 2021 - 22:54
Detaje

Është mbyllur takimi i zhvilluar në “Emirates” të Londrës mes Arsenalit dhe Newcastle Unitedit, shkruan “Zeri.info”.

Arsenali ka triumfuar me shifrat 3:0 përballë Newcastles të cilës ia vazhdon ecurinë negative me nëntë ndeshje pa fitore.

Protagonisti kryesor për “Topçinjtë” ishte sulmuesi kryesor, Pierre-Emerick Aubameyang që realizoi dy gola (50’ – 77’).

Me një gol kontribuoi edhe Saka që realizoi pas një ore lojë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte në formacionin startues në këtë duel dhe luajti gjithë ndeshjen.

“Gunners” me këtë fitore ndodhen në mesin e tabelës me 27 pikë të tubuara në 19 takime.

Ndërkaq, mysafirët pozicionohen në vendin e 15-të në tabelë. /Zeri.info