Të dielën superpërballja e UFC-së, McGregor - Poirier

Të dielën superpërballja e UFC-së, McGregor - Poirier

Sport January 21, 2021 - 10:37
Detajet

Të dielën në mëngjes në Abu Dhabi Conor McGregor do të përballet me 32-vjeçarin nga Shtetet e Bashkuara Dustin Poirier, në një duel që pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.

Takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Fight Island dhe sfida McGregor–Poirier përfaqëson padyshim edhe ngjarjen kryesore të mbrëmjes numër 257 në UFC.

Të dy janë moshatarë dhe e njohin shumë mirë njëri –tjetrin, sidoqoftë siç ndodh gjithmonë çdo duel e ka një favorit dhe bookmakers-at e konsiderojnë me diferencë si shumë favorit pikërisht luftëtarin irlandez.

McGregor dhe Poirier janë përballur ndërmjet tyre që në shtatorin e vitit 2014, megjithatë gjashtë vjet e gjysmë kohë në artet marciale të përziera janë vërtet shumë dhe në mënyrë të kuptueshme gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.