Sonte zhvillohet derbi më i madh i futbollit shqiptar, Partizani – Tirana

Sonte zhvillohet derbi më i madh i futbollit shqiptar, Partizani – Tirana

Sport January 21, 2021 - 11:05
Detajet

Derbi më i madh i futbollit shqiptar, Partizani – Tirana do të zhvillohet ditën e sotme, sfidë e cila i takon xhiros së 15-të të futbollit shqiptar, shkruan Zeri.info.

Pas 14 xhirosh, Partizani ka arritur të regjistroj gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 23 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Tiranës ka tre pikë më pak se Partizani, ku gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me katër fitore, tetë barazime dhe dy humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 20 pikë.

Dueli në fjalë luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani janë superiorë në ndeshjet direkte, ku kanë 66 fitore kundrejt 42 që ka Tirana. /Zeri.info