Shkëlqimi i Distria Krasniqit, nga shtatori e 2018 ka fituar medalje në çdo event që ka garuar

Shkëlqimi i Distria Krasniqit, nga shtatori e 2018 ka fituar medalje në çdo event që ka garuar

Sport January 21, 2021 - 13:56
Detajet

Botërori i Bakus i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja jonë, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Zeri.info.

Që nga atëherë, në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja jonë nga Peja ka fituar medalje.

Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe Olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021. /Zeri.info

Garat ku ka fituar medalje në tri vitet e fundit:

2018

Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë

Grand Prix Tashkent – medalje e artë

Grand Prix Haga – medalje e bronztë

Guangzhou Masters – medalje e artë

2019

Grand Prix Antalia – medalje e artë

Grand Prix Budapest – medalje e argjendtë

Kampionati Botëror Tokio – medalje e brontzë

Masters Qingdao – medalje e artë

2020

Grand Slam Paris – medalje e artë (-52 kg)

Grand Slam Budapest – medalje e artë

Kampionati Evropian Pragë – medalje e bronztë

2021

Masters Doha – medalje e artë