Zyrtare: Milani e huazon Contin te Parma, i lirohet vendi futbollistit të Chelseas

Zyrtare: Milani e huazon Contin te Parma, i lirohet vendi futbollistit të Chelseas

Sport January 21, 2021 - 14:05
Detajet

Klubi i Milanit ka njoftuar se e ka huazuar futbollistin Andrea Conti, shkruan Zeri.info.

Conti është huazuar në skuadrën e Parmas me të cilën do të paraqitet deri në fund të këtij edicioni.

Conti aktivizohet si mbrojtës. Pjesë e Milanit është që nga viti 2017 me ç’rast i ka realizuar 40 paraqitje.

Më parë ka luajtur edhe në Lansiano, Perugia dhe Atalanta.

Parma do të ketë të drejtë për të blerë kartonin e plotë të futbollistit në fund të këtij sezoni.

Largimi i Contit i lë hapësirë mbrojtësit të Chelseat, Fikayo Tomori, cili pritet të huazohet në “San Siro” gjatë këtyre ditëve. /Zeri.info