Gjilani përballet nesër në miqësore me skuadrën shqiptare të Malit të Zi

Gjilani përballet nesër në miqësore me skuadrën shqiptare të Malit të Zi

Sport January 21, 2021 - 15:40
Lexoni detajet!

Gjilani ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit për të kryer fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë kësaj faze “Kuqebardhët” janë duke zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese.

Të premten (nesër) skuadra e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli do të përballet me skuadrën shqiptare nga qyteti i Tuzit në Malin e Zi, FC Deçiç.

Skuadra shqiptare bën gara në elitën e futbollit malazez dhe zë vendin e dytë në tabelë.

Takimi i dy skuadrave do të zhvillohet me fillim në orën 13:00 në qendrën sportive “Olimpik Park”, në Durrës. /Zeri.info