Zyrtare: Vëllaznimi përforcohet me mesfushorin, Granit Avdyli

Zyrtare: Vëllaznimi përforcohet me mesfushorin, Granit Avdyli

Sport January 21, 2021 - 16:30
Lexoni detajet!

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, pas prezantimit të kryesisë së re të klubit mbrëmë (e mërkurë), ka zyrtarizuar ditën e sotme (e enjte) përforcimin e ri, shkruan “Zeri.info”.

“Kuqezinjtë” kanë prezantuar mesfushorin Granit Avdyli, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës tjetër nga Liga e Parë, KF Onix.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjakovar në rrjetin social “Facebook”.

 

Zyrtare: Granit Avdyli është përforcimi i radhes. Avdyli është mesfushor i cili ishte pjesë e KF Dukagjini, KF Besa dhe së fundmi ishte pjesë e KF Onix. Suksese Granit Avdyli #VAZHDOJMË

Posted by KF Vëllaznimi on Thursday, January 21, 2021

Gjatë karrierës së tij, Avdyli ka mbrojtur ngjyrat e Dukagjinit dhe KF Besës. /Zeri.info