Real Madridi u mposht mbrëmë nga skuadra e Ligës së Tretë që ka buxhet 700 mijë euro

Real Madridi u mposht mbrëmë nga skuadra e Ligës së Tretë që ka buxhet 700 mijë euro

Sport January 21, 2021 - 16:49
Lexoni detajet!

Skuadra e Alcoyanos mbrëmë (e mërkurë) ka shkaktuar një befasi të madhe në “Copa del Rey”, duke e eleminuar gjigandin e futbollit spanjoll, Real Madridin, në kuadër të 1/16 së finales, shkruan “Zeri.info”.

“Mbretërit” që kanë ekip me vlerë milionëshe u mposhtën 2:1 në vazhdime nga skuadra e vogël spanjolle.

Krahasuar me vlerën që kanë “Los Blancos”, klubi i Alcoyanos ka një buxhet vetëm 700 mijë euro.

Përkundër kësaj shifre shumë të vogël të buxhetit, krahas kampionëve në fuqi, ata treguan shpirtin luftarak në fushë dhe arritën një nga sukseset më të mëdha në histori të klubit.

Image

Alcoyano bën gara në Ligën e Tretë të futbollit në Spanjë. /Zeri.info