Zyrtare: Vitia përforcohet me Ilir Berishën

Zyrtare: Vitia përforcohet me Ilir Berishën

Sport January 23, 2021 - 15:32
Lexoni detajet!

Ilir Berisha i është bashkuar skuadrës nga Liga e Parë, Vitisë, shkruan “Zeri.info”.

Qendërmbrojtësi me përvojë ishte futbollist i lirë nga edicioni i kaluar, derisa pranoi ofertën e klubit nga Anamorava.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit përmes një njoftimi.

 

ë Transferimi me i ri i klubit tone eshte qendermbrojtesi: ILIR BERISHA Futbollistit tone te ri i deshirojme mireseardhje dhe suksese te shumta ne FC VITIA. #ForcaFcVITIAë

Posted by Fc Vitia on Saturday, January 23, 2021

Vitia është një nga konkurentët për inkuadrim në Superligën e Kosovës.


Vitiasit kanë përfunduar stinorin vjeshtor në Ligën e Parë në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Flamurtarin dhe Ulpianën (23).

Berisha ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit. /Zeri.info