Dukagjini dhe Ulpiana baras në miqësore, një nga golat e realizon portieri

Dukagjini dhe Ulpiana baras në miqësore, një nga golat e realizon portieri

Sport January 23, 2021 - 15:49
Lexoni detajet!

Skuadrat nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës janë duke u përgatitur për stinorin pranveror, shkruan “Zeri.info”.

Në agjendën e përgatitjeve, skuadrat kosovare janë duke aranzhuar edhe ndeshje kontrolluese.

Ditën e shtunë (sot) është zhvilluar dueli miqësor mes Dukagjinit të Klinës dhe Ulpianës.

Rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2:2, ndërkaq një nga golat e mysafirëve e realizoi “gardiani” Armend Blakçori.

Image

Kjo nuk ishte hera e parë që realizon portieri në fjalë, Blakçori kishte shënuar edhe në kampionat.

Ndryshe, Dukagjini ndodhet në pozitën e parë në Grupin A të Ligës së Parë me 23 pikë.

Derisa, Ulpiana zë vendin e dytë në Grupin B të Ligës së Parë me 23 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari në pozitën e parë. /Zeri.info