Ejupi pas triumfit të FC Prishtinës në Superkupë: Sot në Turqi fitoi futbolli kosovar
FC Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës pas fitores së sotme ndaj Dritës në Antalia të Turqisë me rezultat 3:1
Me fitoren e sotme të kryeqytetasve është shprehur i kënaqur edhe presidenti i klubit, Remzi Ejupi, raporton "Zeri.info".
Ai ka uruar klubin e tij, Dritën për lojën e treguar dhe referimin profesional të gjyqtarëve turk.
Reagimi i plotë i Ejupit:
"FC Prishtina sot me merite e fitoi Superkupen e Kosoves ne futboll perballe Drites te cilen e mundi me rezultat 3:1.
Ky trofe do te vendoset ne vitrinat e klubit me te madh kosovar, por Drita meriton komplimente dhe pergezime te medha per lojen e shfaqur qe vjen si rrjedhoje e nje organizimi te mirefillte te klubit me nam nga Gjilani.
Pra, sot ne Turqi fitoi futbolli kosovar, i cili permes nje loje te mrekullueshme qe aplikuan Prishtina dhe Drita, deshmoi se i perket nje tjeter niveli se sa ai qe shihet e mendohet ne Kosove.
Nje referim profesional i gjyqtareve dhe kushtet e mira per nje loje futbolli qe ofroi stadiumi turk e shfaqen fytyren e vertete, te ndritur, te futbollit tone.
Prandaj, kjo eshte koha e fundit kur ne, sidomos ata qe e kane marre mbi supet e veta menaxhimin e futbollit, duhet te fillojne te mendojne per t'i sherbyer interesit nacional te futbollit kosovar, per t'i krijuar kushte zhvillimit dhe ngritjes se tij, e per t'i lene anash interesat personale dhe teknet e inatet e disa individeve qe jane bere barriere e zhvillimit te futbollit tone.
Urime nga zemra per Prishtinen, Driten dhe gjithe futbollin e shumevuajtur te Kosoves!
E ardhmja eshte e jona!". /Zeri.info