Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Zyrtare: Mesut Ozil, lojtar i ri i Fenerbahces

Zyrtare: Mesut Ozil, lojtar i ri i Fenerbahces

Sport January 24, 2021 - 15:36
Zbuloni detajet

Klubi turk, Fenerbahce ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e lojtarit të Arsenalit, Mesut Ozil.

Para disa ditësh u konfirmua arritja e marrëveshjes mes dy klubeve për shërbimet e mesfushorit kreativ turo-gjerman.

Megjithatë, vetëm sot (e diel) është bërë zyrtare marrëveshje dhe Ozil mund të quhet një lojtar i ri i Fenerbahces.

Është vet klubi turk që me anë të faqeve të tyre zyrtare kanë konfirmuar transferimin e Ozilit në Stamboll.

“Është arritur një marrëveshje me Arsenal Football Club për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Ozil në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit turk.

Ndryshe, Ozil gjatë kohës së tij me Arsenalin bëri mbi 250 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 44 gola dhe duke bërë 71 asistime.