Bekim Isufi për finalen e Superkupës: Drita kishte ritëm të ngadalshëm, Prishtina të vetmen dobësi e kishte lojën në ajër

Bekim Isufi për finalen e Superkupës: Drita kishte ritëm të ngadalshëm, Prishtina të vetmen dobësi e kishte lojën në ajër

Sport January 24, 2021 - 22:22
Detaje

FC Prishtina ka arritur të stoliset me titullin e 10-të të Superkupës në histori të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Prishtinasit mposhten në finalen e Superkupës, kampionen në fuqi, Dritën me rezultat 1:3.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi është i ftuar në emisionin “Sports Show” dhe ka analizuar ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë.

Isufi ka thënë se Prishtina ka qenë më agresive gjatë lojës, si dhe ka shtuar se Drita kishte ritëm të ngadaltë të lojës.

Trajneri gjilanas potencoi se e vetmja gjë që nuk i ka pëlqyer te Prishtina ka qenë loja në ajër.

“Kur e shohim mënyrën e lojës edhe rezultati mendoj se është bindshëm dhe mënyra e lojës së Prishtinës ka qenë e bindshme. Prishtina ka qenë më agresive gjatë lojës. Ka bërë presione, ka bërë shumë vertikalizime në thellësi. Ka pasur topin, ka pasur pasime më të shpejta. Ndonëse Drita nuk kishte mungesa, kishte një lojë me shumë pjekuri, por me ritëm të ngadaltë. E vetmja gjë që ne e pamë, ishin harkimet, nuk pamë diçka ma shumë prej lojës. Të vetmen gjë që e ka dobësi Prishtina, është loja në ajër, të cilën Drita në disa raste e ka rrezikuar”, ka thënë Bekim Isufi. /Zeri.info