Afrim Toverlani: Kosova nuk ka nevojë për stadium nacional, duhet t’i shtohen 7 apo 8 mijë ulëse “Fadil Vokrrit”

Afrim Toverlani: Kosova nuk ka nevojë për stadium nacional, duhet t’i shtohen 7 apo 8 mijë ulëse “Fadil Vokrrit”

Sport January 24, 2021 - 23:23
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani ka folur për temën e stadiumin nacional i cili ende nuk ka filluar të ndërtohet, shkruan “Zeri.info”.

“Toki” është i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” dhe ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një stadium nacional, pasi sipas tij më mirë është t’i shtohen ulëse stadiumit të kryeqytetit “Fadil Vokrrit”.

Tutje, ai ka shtuar se me parat e stadiumit nacional është mirë të investohet në stadiumet e Mitrovicës, Gjilanit e Pejës.

“E kam thënë edhe më herët. Kosova nuk ka nevojë për një stadium tjetër nacional. As në Bernicë, as në Drenas. Kosova ka nevojë për me i shtu 7 apo 8 mijë ulëse në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me parat e stadiumit nacional duhet me i rregullu stadium të tjera, përshembull në Gjilan, Mitrovicë, Pejë. Pse mos t’i kemi katër apo pesë stadium realitivisht të mira. Çfarë po na nevojiten një stadium me 30 apo 40 mijë ulëse, kur nuk e dijmë pas dy vitesh sa do ta kemi shikueshmërinë”, ka thënë Toverlani. /Zeri.info