Tensione në derbin e Milanos, përplasen Lukaku e Ibrahimoviq

Tensione në derbin e Milanos, përplasen Lukaku e Ibrahimoviq

Sport January 26, 2021 - 21:49
Detaje

Derbi i qytetit të modës mes Milanit dhe Interit është duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të “Rossonerëve” me golin e Zlatan Ibrahimoviqit.

E rivaliteti i madh ndërmjet dy skuadrave është shfaqur edhe në këtë përballje me protagonist Zlatan Ibrahimoviqin e Romelo Lukakun.

Ishte minuta e fundit e kohës së rregullt, kur filloi një zënkë mes dy sulmuesve kryesor të skuadrave italiane.

VIDEO

/Zeri.info