Tronditet bota e futbollit: Futbollisti i ri vdes pas goditjes me thikë

Tronditet bota e futbollit: Futbollisti i ri vdes pas goditjes me thikë

Sport January 27, 2021 - 16:24

Një lajm i frikshëm ka tronditur futbollin.

Sipas mediave ruse, 21-vjeçari Yegor Drobish, një futbollist i ri është vrarë gjatë mbrëmjes kur ishte i shoqëruar nga një mik i tij, shkruan “Zeri.info”.

Të dy ishin nën ndikimin e alkoolit kur u sulmuan nga sulmues të panjohur, të cilët kishin thika.

Futbollisti vdiq në vend, sepse u godit me thikë në zemër, dhe shoku i tij aktualisht është në reanimacion.

Një kërkim i gjerë policor ka filluar për sulmuesit.

Drobish ishte anëtar i Irtysh dhe ka luajtur në tri ndeshje për skuadrën ruse në edicionin që lamë pas. /Zeri.info