Shqipëria e nis me humbje ciklin eliminator për Kampionatin Evropian, mposhtet nga Kroacia

Shqipëria e nis me humbje ciklin eliminator për Kampionatin Evropian, mposhtet nga Kroacia

Sport January 27, 2021 - 22:12

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës (Futsal) e drejtuar nga Erind Resuli nuk ia doli të merrte tre pikët e para në ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në transfertë, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 4-1, përcjell "Zeri.info".

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët treguan grintë dhe dëshirë për rezultat pozitiv, duke qenë edhe të parët që zhbllokuan rezultatin e lojës, në minutën e 3-të me anë të Selmanajt. Në minutën e 19-të, ishin kroatët ata që shënuan golin e barazimit me Marinovic dhe një minutë më pas Perisic shënon golin e avantazhit. Pjesa e parë mbyllet në favor të kroatëve.

Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshëm me kuqezinjtë që kërkojnë me insistim golin e barazimit dhe me kroatët të cilët kërkojnë golin e tretë, por portieri Da Silva pret disa herë gjuajtjet drejt portës. Në minutën e 30-të, Marinovic shënon golin e tretë për kroatët, ndërsa në të 34-n, Matosevic shënon golin e katërt dhe vulos rezultatin e ndeshjes.

Me rezultatin 4-1 mbyllet ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin 1 të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2022 në Futsall, ndërsa ditën e diel Shqipëria do të luajnë në shtëpi kundër Ukrainës.

KROACI – SHQIPËRI 4 – 1
Futsall – Eliminatoret e EURO 2022, Grupi 1
“Arena Varaëdin”, Varaëdin – Kroaci
Gjyqtarë: Heemsoth (Gjermani), De Sousa (Luksemburg)

GOLAT: (0-1) – Selmanaj 3′, (1-1) – Marinovic 19′, (2-1) – Perisic 20′, (3-1) – Marinovic 31′, (4-1) – Matosevic 35′

KROACIA: Luketin, Matosevic, Jelovcic, Peric, Novak; Primic, Cekol, Jurlina, Perisic, L. Suton, Marinovic, J. Suton, Horvat.
Trajner: M. Mavrovië.

SHQIPËRIA: Da Silva, Brahimi, Mejzini, Selmanaj, Kryeziu; Rrapi, Neziri, Shkodra, Karaja, Ramadani, Hasaj, Rexhepaj, Kaca.
Trajner: E. Resuli.