Juventusi mund lehtësisht SPAL-in, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Juventusi mund lehtësisht SPAL-in, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Sport January 27, 2021 - 22:47

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Sonte, "Zonja e Vjetër" në çerekfinale është përballur me SPAL-in e Etrit Berishës, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në "Allianz Stadium", i takoi Juventusit me rezultat të thellë, 4:0.

Alvaro Morata ('16) dhe Frabotta ('33) i realizuan golat për vendasit në pjesën e parë.

Ndërkaq, Kuluevski ('78) dhe Chiesa ('90) i shënuan golat për Juventusin në pjesën e dytë. /Zeri.info