Fitore me rikthim dramatik, Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

Fitore me rikthim dramatik, Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

Sport January 27, 2021 - 22:56

Barcelona ka kaluar në rundin tjetër të Kupës së Mbretit.

Në "Campo de Futbol de Vallecas", Barcelona sonte është përballur me Rayo Vallecnon, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e vlefshme për fazën 1/8 të finales i takoi mysafirëve me rezultat 1:2.

Leo Messi ('70) dhe Frenkie de Jong ('80) i kanë shënuar golat e fitores për katalunasit.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Fran Garcia ('63).

Me këtë fitore, Barcelona kalon në fazën 1/4 të Kupës së Mbretit. /Zeri.info