Mason Greenwood është i mahnitur nga aftësitë e Amad Diallos në stërvitje

Mason Greenwood është i mahnitur nga aftësitë e Amad Diallos në stërvitje

Sport January 27, 2021 - 23:29

"Amad Diallo është futbollist i mrekullueshëm", ka thënë Mason Greenwood, vendi i të cilit në Manchester United mund t'i merret nga bashkëlojtari i tij i ri.

Ka qenë një afat kalimtar dimëror interesant në Premierligë dhe njëra ndër transferimet më të mëdha ishte Diallo te Man Unitedi, shkruan "Zeri.info".

Ish-anësori i Atalantës u transferua në "Old Trafford", ndonëse lëvizja e tij pritej të kryhej në verën që po vjen.

Diallo nuk ka luajtur ende, por i ka mahnitur bashkëlojtarët e tij në stërvitje.

Në një video që po bëhet virale në rrjetet sociale, Greenwood ka qenë i mahnitur nga Diallo.

"Ne kemi një futbollist të ri, Amad Diallo, ai është i mrekullueshëm teknikisht dhe jam i sigurtë që do të shohim shumë nga ai", ka thënë Greenwood. /Zeri.info