
Tre ditë pa mbushur 18 vjeç, ylli i Bayern Munichut shkruan historinë në Ligën e Kampionëve
Sport
February 23, 2021 - 22:00
Bayern Munichu po fiton bindshëm ndaj Lazios pas pjesës së parë.
Kampioni në fuqi i Evropës është mysafir i Lazios në Romë në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shkruan "Zeri.info".
Pas pjesës së parë, rezultati është 0:3 në favor të bavarezëve.
Njërin prej golave e shënoi i riu i Bayern Munichut, Jamal Musiala.
Ai është bërë futbollisti më i ri anglez që shënon në historinë e Ligës së Kampionëve.
Ai mbush 18 vjeç pas tre ditësh. /Zeri.info