Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Sukseset me Mabetex Prishtinën, Fatos Dili shpallet 'punëtori i vitit' nga Komuna e Prishtinës

Sukseset me Mabetex Prishtinën, Fatos Dili shpallet 'punëtori i vitit' nga Komuna e Prishtinës

Sport February 23, 2021 - 22:23

Drejtori i Mabetex Prishtinës, Fatos Dili është shpërblyer nga Komuna e Prishtinës për punën e madhe të bërë në vitin që lamë pas me klubin prishtinas të futsallit.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit 2020, Dilit i takoi epiteti i "punëtorit më të mirë të vitit", shkruan "Zeri.info".

Ai drejtoi Mabetex Prishtinën drejt finales së Kupës së Qyteteve, renditi skuadrën në mesin e 28 më të mirave në renditjen e UEFA-së, zhvilloi ndeshjen ndaj Barcelonës dhe fitoi çmimin e klubit më të mirë në Kosovë nga FFK-ja.

"Shumë angazhim, motiv e vullnet për të arritur suksese me klubin e kryeqytetit në futsall dhe ja dolëm, prandaj edhe ndihem krenar", ka shkruar Dili në rrjetin social "Facebook". /Zeri.info