Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Nuk ka minuta për Muriqin, Bayern Munichu e 'demolon' Lazion në Romë

Nuk ka minuta për Muriqin, Bayern Munichu e 'demolon' Lazion në Romë

Sport February 23, 2021 - 22:57

Bayern Munich po vazhdon të tregojë se ende është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës është përballur sonte me Lazion në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në "Stadio Olimpico", në Romë, i takoi bavarezëve me rezultat bindës, 1:4.

Lewandowski ('9), Musiala ('24), Sane ('42) dhe autogoli i Acerbit në minutën e 47-të ia dhuruan fitoren Bayern Munichut.

Image

Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Correa në minutën e 53-të.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte në bankën rezervë të Lazios për 90 minuta sonte.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në "Allianz Arena", në Mynih, zhvillohet në muajin e ardhshëm. /Zeri.info