
Lewandowski më i miri në ndeshjen Lazio - Bayern, një mbrojtës vlerësohet më së dobëti në Romë
Sport
February 23, 2021 - 23:10
Bayern Munich po vazhdon të tregojë se ende është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës është përballur sonte me Lazion në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e zhvilluar në "Stadio Olimpico", në Romë, i takoi bavarezëve me rezultat bindës, 1:4.
Faqja e specializuar për vlerësime, "WhoScored" tashmë ka publikuar notat e futbollistëve.
Futbollisti më i vlerësuar ishte Robert Lewandowski me notën 8.6, kurse më i dobëti sonte ishte mbrojtësi i Laziot, Musacchio me notën 4.9. /Zeri.info
