E konfirmon Guardiola, lojtari i Cityt transferohet te Barcelona në fund të sezonit

E konfirmon Guardiola, lojtari i Cityt transferohet te Barcelona në fund të sezonit

Sport March 01, 2021 - 23:41
Detaje

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar lojtarin që do të largohet nga skuadra e tij në fund të këtij edicioni, përcjell “Zeri.info”.

Tekniku spanjoll ka pohuar se Eric Garcia do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të edicionit për t’u transferuar te gjigandi spanjoll, Barcelona.

“Eric do të largohet në fund të sezonit. Ai do të luajë në Barcelonë dhe nuk është një lojtar mesatar. Ai është një lojtar i mirë”, u shpreh Guardola.

Barcelona ishte shumë e interesuar të nënshkruajë në afatin kalimtar të janarit me lojtarin në fjalë, megjithatë kalimi i tij në “Camp Nou” do të ndodhë në verë. /Zeri.info