Barcelona, e gatshme të ndahet me Griezmannin nëse vjen një ofertë 50 milionë funtëshe

Barcelona, e gatshme të ndahet me Griezmannin nëse vjen një ofertë 50 milionë funtëshe

Sport March 01, 2021 - 23:56
Detaje

Barcelona nuk e ka fare problem të ndahet nga futbollisti francez, Antonie Griezmann nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 50 milionë funteve, përcjell “Zeri.info”.

Sipas raportimeve të “OKDiario”, Barcelona është e gatshme të ndahet me Grizemaninn këtë verë për vetëm 50 milionë funte,

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat që kanë kohë që janë të interesuar për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës.

Vlera aktuale e Griezmann sipas “Transfermarkt” është 60 milionë. Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2024.

Ai u transferua te “Blaugrana” në vitin 2019 nga Atletico Madridi, ndërkaq karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi. /Zeri.info