Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit

Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit

Sport March 02, 2021 - 19:30

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë kanë diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 16-të në Ligën e Parë.

Komisioni i Garave bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve lidhur ka vendosur që të hap inicim disiplinor.

Gjithashtu, edhe skuadra e Llapit ka përfunduar në disiplinor për arsyeje të lëshimit në organizimin e ndeshjes Llapi – Ballkani duke lejuar shikues në tribuna në kundërshtim me masat anti-Covid 19. Por edhe për hedhjen e organizuar të topave në fushë për ta vonuar ndeshjen.

“Ndaj FC Llapi; Motivi: Lëshim në organizmin e ndeshjes Llapi-Ballkani. Lejohen shikues në tribuna në kundërshtim me masat anti-Covid 19, si dhe nga min 86’ hedhje e organizuar e topave në fushë. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes”, shkruhet në inicim. /Zëri