Juventusi kthehet te fitoret, mposht në shtëpi Spezian

Juventusi kthehet te fitoret, mposht në shtëpi Spezian

Sport March 02, 2021 - 23:15

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 25-të ndaj Spezias me rezultat 3-0.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me Juventusin që rrezikoi dy herë.

Federico Chiesa rrezikoi i pari në minutën e 10-të, por goli i shënuar nga ai ishte pozitë jashtë lojës.

Në fund edhe Cristiano Ronaldo rrezikoi, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Juventusi në pjesën e dytë ishte më i mirë, sidomos pas inkuadrimit të Federico Bernardeschit dhe Alvaro Moratas.

Pikërisht kjo dyshe zhbllokoi rezultatin kur Bernardeschi asistoi te Morata i cili nga afër tundi rrjetën për 1-0 në minutën e 62-të.

Ja çfare sugjerojnë mjekët për trajtimin e rrudhave dhe të fytyrësiuveniscare.com

Vetëm pas tre minutash Zonja e Vjetër rriti epërsinë.

Sërish Bernardeschi asistoi në zonë për Chiesan i cili shënoi për 2-0 pas dy tentimesh.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt kishte festë edhe për Ronaldon i cili shënoi për 3-0.

Spezia fitoi penallti në kohën shtesë, por goditja e Galabinov u prit nga gardiani i Juventusit.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 49 pikë, duke mbajtur pozitën e tretë, me shtatë pikë pas liderit, Interit. /Zëri