LeBron James nuk mjafton, Lakers mposhtet nga Phoenix Suns

LeBron James nuk mjafton, Lakers mposhtet nga Phoenix Suns

Sport March 03, 2021 - 12:06
Detajet

Phoenix Suns e ka mposhtur Los Angeles Lakers në Konferencën Perëndimore duke u ngritur në pozitën e dytë derisa vetëm Utah Jazz është para saj, shkruan Zeri.info.

Suns janë duke e kaluar një nga sezonet më të mira në dhjetë vitet e fundit dhe këtë e treguan edhe ndaj kampionit aktual Los Angeles Lakers duke i mposhtur me rezultat 114:104.

Kroati Dario Sariq ishte në ditën e tij duke realizuar më së shumti pikë te vendasit (21), ndërsa 38 pikët e LeBron James nuk mjaftuan për fitore.

Kjo ishte fitorja e 23-të për Phoenix derisa i kanë edhe 11 humbje në pozitën e dytë, kurse Lakers gjenden në pozitën e tretë me 24 fitore dhe 12 humbje.

Ndeshje tjetër interesante u zhvillua edhe në Konferencën e Lindjes ku Boston Celtics e mundi Los Angeles Clippers me rezultat 117:112. /Zeri.info

Rezultatet e mbrëmjes në NBA

Memphis Grizzlies – Washington Wizards 125:111

Los Angeles Clippers – Boston Celtics 112:117

Atlanta Hawks – Miami Heat 94:80

New York Knicks – San Antonio Spurs 93:119

Denver Nuggets – Milwaukee Bucks 128:97

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 114:104