Borussia Dortmund e projekton të ardhmen me yllin Erling Haaland, i cili po kërkohet nga top-klubet evropiane

Borussia Dortmund e projekton të ardhmen me yllin Erling Haaland, i cili po kërkohet nga top-klubet evropiane

Sport March 03, 2021 - 12:17
Detajet

Erling Haaland është një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë dhe për këtë janë të vetëdijshëm klubi i Borussia Dortmundit, shkruan “Goal” përcjell Zeri.info

Dortmund presin që norvegjezi do të qëndrojë edhe për edicionin 2021/22 në “Signal Iduna Park” dhe se ai bën pjesë në planet afatgjate te tyre, insiston drejtori i klubit Sebastian Kehl.

Haaland është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë dhe në rast se klubi gjerman nuk kualifikohet për në Ligën e Kampionëve ai mund të largohet.

Kehl thotë se janë duke punuar që të bëjnë një marrëveshje me sulmuesin dhe se pretendon se Haaland mund të mbetet në Dortmund.

“Ne presim nga ai që të qëndrojë edhe pas afatit veror dhe të bëhet lojtar edhe më i mirë tek ne”, tha Kehl.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë është duke u kërkuar nga Real Madrid, Barcelona dhe dy klubet angleze Manchester United dhe Manchester City.

Haaland në këtë edicioni i ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Borussian.

Dortmund momentalisht ndodhen në pozitë të pestë në Bundesligë dhe 13-të pikë larg liderit Bayern Munchen. /Zeri.info