Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Arteta shuan thashethemet: Nuk mendoj për Barcelonën, jam mirë tek Arsenali

Arteta shuan thashethemet: Nuk mendoj për Barcelonën, jam mirë tek Arsenali

Sport March 03, 2021 - 12:25
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka komentuar edhe një herë thashethemet se ai mund të largohet nga Londra për t’u emëruar “timonier” i Barcelonës, shkruan “Goal”, përcjell "Zeri.info".

Arteta insiston se gjithmonë do të ketë spekulime në lidhje me klubin katalunas.

“Gjithmonë do të ketë spekulime të tilla për një ekip të madh si Barcelona. Jam shumë i fokusuar në punën time këtu dhe kemi shumë punë për të bërë. Po e shijoj shumë punën tek Arsenali”, ka thënë Mikel Arteta.

Spanjolli nuk e mohoi mundësinë që në të ardhmen të punojë te Barcelona.

“Të ardhmes nuk i dihet, mirëpo në Arsenal jam tani dhe jam shumë mirë”, përfundoi Mikel Arteta.

Barcelona momentalisht drejtohet nga Ronald Koeman. /Zeri.info