Ylli i Ajaxit zbulon se si ia fitoi zemrën në rrjetet sociale bukuroshes gjermane

Ylli i Ajaxit zbulon se si ia fitoi zemrën në rrjetet sociale bukuroshes gjermane

Sport March 03, 2021 - 13:45
Detajet

Sulmuesi i talentuar i Ajaxit, David Neres, tregon mënyrën e veçantë se si u njoftua me të dashurën e tij modele nga Gjermania, Kira Winona, shkruan “Sport Bible” përcjell Zeri.info.

Futbollisti i Ajax tregoi në një intervistë për gazetën holandeze “Het Parool” se si arriti që të bind gjermanen të takohet me të.

“Unë nuk kam bërë diçka të madhe që të bëjë atë të dashurën time” tha ai.

“E kam parë në “Instagram” dhe ia dërgova një mesazh: Unë jam David Neres. Hajde te unë. Kjo ishte e tëra që shkrova për t’u takuar me të”, zbulon Neres.

Në intervistë, Neres po ashtu tha se femrat gjermane i duan meshkujt brazilian.

“Femrat Gjermane i dëshirojnë meshkujt brazilian. E dija se do ta bëjë për vete”.

Image

Çiftin duke e shikuar në rrjetet sociale shihen se kanë një lidhje të fortë.

Braziliani 24-vjeçar në këtë edicion është paraqitur 20 herë për Ajax dhe ka shënuar katër gola.

Image

David Neres u bë i famshëm për publikun në sezonin 2018/19 të Ligës së Kampioneve që bëri paraqitje të hatashme e sidomos ndaj Real Madridit. /Zeri.info

Image