Kuka: Sa shumë shkëlqente Copacabana, jo nga dielli, por nga medalja e artë olimpike

Kuka: Sa shumë shkëlqente Copacabana, jo nga dielli, por nga medalja e artë olimpike

Sport March 03, 2021 - 14:36
Detajet

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, në xhudo, Driton Kuka, është shprehur i krenar me ftuesen e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi, shkruan Zeri.info.

Xhudistja nga Peja e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios të organizuara në vitin 2016.

“Sa shumë shkëlqente Copacabana në Rio De Janeiro!

Jo nga dielli por nga medalja e Artë Olimpike në gushtin e 2016!

Sa krenar me Majlindën që isha jam dhe do jem krejt jetën. Jo vetëm unë por mbarë Kombi Shqiptar!”, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në “Facebook”.

Kelmendi pritet që është në olimpiadën e radhës ta përfaqësojë Kosovën ku gjithashtu synohet medalja në Tokoi të Japonisë. /Zeri.info