Vjosa Osmani takohet me Zvicer me talentin Edon Zhegrova, e fiton një dhuratë nga ylli i Kosovës dhe Baselit

Vjosa Osmani takohet me Zvicer me talentin Edon Zhegrova, e fiton një dhuratë nga ylli i Kosovës dhe Baselit

Sport March 04, 2021 - 14:39
Detajet

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër për takime zyrtare me drejtues të shtetit “helvet”, shkruan Zeri.info.

Osmani me këtë rast është takuar edhe me super-talentin e Përfaqësueses së Kosovës dhe Baselit, mesfushorin Edon Zhegrova.

Osmani me këtë rast i ka uruar shumë suksese futbollistin prishtinas.

“Shumë suksese Edon Zhegrova! Ishte kënaqësi të takohemi në Zvicër. Bashkë me ekipin e Baselit, uroj që të shënoni sot fitore. E Kosova të pret ty dhe shokët e tu Dardan të riktheheni së shpejti me fitore të mëdha”, ka shkruar në rrjetin social “Instagram”, Vjosa Osmani.

Image

Kjo e fundit me këtë rast e ka fituar edhe një fanellë të Zhegrovës me numër 30 të cilën e bart te Baseli.

21-vjeçari Zhegrova është produkt i futbollit kosovar. Ai e ka nisur karrierën te Flamurtari derisa ka luajtur edhe për Prishtinën.

Para se të transferohej në Baseli, Zhegrova ka luajtur në Belgjikë te Genk, Stantard Liege dhe Saint Truiden. /Zeri.info