Chelsea e fiton derbin ndaj Liverpoolit në “Anfield”, goli i Mount vendimtar

Chelsea e fiton derbin ndaj Liverpoolit në “Anfield”, goli i Mount vendimtar

Sport March 04, 2021 - 23:06
Detaje

Chelsea e ka fituar derbin e javës së 29-të në Premierligë ndaj Liverpoolit në “Anfield”, shkruan “Zeri.info”.

“Blutë” e Londrës arkëtuan pikët e plota falë golit të shënuar nga i riu, Mason Mount që realizoi tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Në fakt, Chelsea realizoi edhe në minutën e 24-të me sulmuesin gjerman, Timo Werner, mirëpo VAR-i ia anuloi golin me pretendimin për pozicion jashtë lojës.

Në këtë përballje nuk pati asnjë minutë për mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqirin që e ndjeki duelin nga stoli.

Chelsea me këtë fitore kalon në vendin e katërt në tabelë me 47 pikë, teksa “Të Kuqtë” vazhdojnë me ecuri aspak të mirë dhe tani ndodhen në vendin e shtatë me 43 pikë. /Zeri.info