Liverpool – Chelsea, notat e lojtarëve: Jorginho më i miri në fushë, dëshpëron Fabinho

Liverpool – Chelsea, notat e lojtarëve: Jorginho më i miri në fushë, dëshpëron Fabinho

Sport March 04, 2021 - 23:21
Detaje

Chelsea e ka mposhtur Liverpoolin në derbin e javës në Premierligë me rezultat minimal 0:1, shkruan “Zeri.info”.

“Blutë” e Londrës arkëtuan pikët e plota falë golit të shënuar nga i riu, Mason Mount që realizoi në minutën e 42-të.

Jorginho ishte lojtari me notën më të lartë (7.7) sipas sajtit “Whoscored.com”, teksa te Chelsea shkëlqeu edhe Mount (7.6) e Kante (7.5).

Te “Të Kuqtë” dëshpëroi me paraqitje, Fabinho (6.3).

Image

Humbjen e kampionëve në fuqi nga stoli e përcjelli mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri që nuk u inkuadrua fare.

Chelsea me këtë fitore kalon në vendin e katërt në tabelë me 47 pikë, teksa “Të Kuqtë” vazhdojnë me ecuri aspak të mirë dhe tani ndodhen në vendin e shtatë me 43 pikë. /Zeri.info