Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Ballkani arkëton pikët e plota ndaj Drenicës, fitoreve i është rikthyer edhe Trepça ’89 që mposhti Besën

Ballkani arkëton pikët e plota ndaj Drenicës, fitoreve i është rikthyer edhe Trepça ’89 që mposhti Besën

Sport March 05, 2021 - 12:27
Lexoni detajet!

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka arkëtuar pikët e plota ndaj Drenicës me rezultat 2:1.

Golat për Ballkanin u realizuan nga Arbër Hoxha dhe Bajram Jashanica, teksa për “kuqezinjtë” realizoi Dardan Rogova.

Edhe Trepça ’89 është rikthyer te fitorja në elitë e cila e ka mposhtur 1:2 Besën në stadiumin me bar sintetik në Brestovik të Pejës.

Rrahmani dhe Jashari ia siguruan pikët e reja “Minatorëve”, kurse golin e vetëm për pejanët e shënoi Halili.

Ballkani 2-1 Drenica

90+4' Mbyllet ndeshja, fiton Ballkani

86’ GOOOL! Drenica ngushton epërsinë në 2:1, realizon Rugova

81' Ballkani kërkon golin e tretë, Baftiu godet brenda zonës, shpëton Drenica pasi topi shkoi pranë portës

80' Korenica provon goditjen nga distanca, topi shkon jashtë

72' Arbër Prekazi inkuadrohet në vend të Bajram Jashanicës

62' Gripshi provon nga distanca, Ymeri në vend

57'  Nazmi Gripshi futet në fushë në vend të Ermal Krasniqit

47’ GOOOL! Ballkani shënon edhe golin e dytë, autor Jashanica që shënon me kokë

46' Ballkani e nis furishëm, Ermal Krasniqi gjuan afër portës

45' Fillon pjesa e dytë

45+' Mbyllet pjesa e parë

40’ GOOOL! Ballkani kalon në avantazh, realizon Arbër Hoxha

34’ Zabërgja rrezikon portën e Ballkanit, topi shkon pranë portës

13’ Lojtarët e Ballkanit kërkojnë penallti, Thaqi u ndal brenda zonës nga Dumani i mysafirëve

12’ Thaqi i kundërpërgjigjet Drenicës me goditje afër portës, Ymeri në vend

08’ Uka i mysafirëve gjuan nga jashtë zonës, portieri vendas largon rrezikun

01' Fillon ndeshja në Suharekë

Formacionet zyrtare:

Ballkani: D.Ljuljanoviq, Thaqi, Potoku, Hoxha, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Kuç, Jashanica, Baftiu. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Drenica: Ymeri, Dumani, Gjoni, Qaqi, Bejta, Frashëri, Ramadani, Elshani, Rapo, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Taulant Ibërdemaj, Bardh Ajeti

Besa 1-2 Trepça ’89

90' Përfundon ndeshja, fiton Trepça '89

77' Muja i mitrovicasve ndëshkohet me karton të verdhë

72' Erion Morina dhe Bekim Maliqi inkuadrohen në vend të Gentrit Salihut dhe Ardi Qorri te Besa 

68' Muharrem Jashari i mysafirëve ndëshkohet me karton të verdhë

62’ GOOOL! Trepça ’89 reagon shpejtë dhe e rikthen epërsinë në 1:2 ndaj Besës, Jashari realizon gol të bukur

57’ GOOOL! Besa ka gjetur golin e barazimit, shënon Diar Halili

45' Nis pjesa e dytë

45+2' Mbyllet pjesa e parë

38’ Besa rrezikon me Ethmane, gjuajtja e tij shkon afër portës së portierit Tofiloski

28’ GOOOL! Trepça ’89 kalon në epërsi ndaj Besës, shënon Rrahmani me një goditje të saktë

22'  Halili i vendasve merr karton të verdhë

21′ Berisha i Trepçës '89 ndëshkohet me karton të verdhë

20' Shala i mitrovicasve ndëshkohet me karton të verdhë

10' Vazhdon të mbetet rezultati i njëjtë

01' Nis takimi në Brestovik

Formacionet zyrtare

Besa: Kolaj, Ethmane, Hana, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Trepça ’89: Tofiloski, Ard.Muja, Berisha, Mashau, Dedia, Jashari, Ademi, Darwish, Memaj, Shala, Rrahmani. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Malsor Ajeti, Alban Ejupi, Bajram Kabashi, Valbon Hoxha

/Zeri.info