FC Prishtina nuk njeh kundërshtar, fiton kryendeshjen ndaj Llapit - Gjilani dhe Arbëria vazhdojnë krizën
FC Prishtina ka fituar kryendeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar kundër Llapit, shkruan “Zeri.info”.
Takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë fituar kryeqytetasit me rezultat të pastër 2:0.
Golat për Prishtinën i realizuan në pjesën e parë, Besnik Krasniqi dhe Alban Shillova.
Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin me bar sintetik, Gjilani dhe Arbëria janë pajtuar me nga një pikë.
Dy skuadrat që nuk po kalojnë aspak formë të mirë ndeshjet e fundit kanë luajtur 1:1 pas 90 minutave.
Ishte Bruqi i mysafirëve që shënoi në portën e gabuar për t’ia dhënë fillimisht epërsinë Gjilanit, kurse Arbëria barazoi në pesë minutat e fundit me Cezar.
FC Prishtina 2-0 Llapi
90+4' Mbyllet ndeshja, kryendeshjen e javës e fiton Prishtina
80' Dhjetë minuta deri në fund, Prishtina afër tri pikëve të reja
72’ Bejtullahu e ndëshkon me karton të verdhë Micin e Prishtinës
68’ Zyba gjuan brenda zonës, Ardit Peposhi devijon topin dhe shkon në fundore
58’ Shabani dhe Selmani largohen nga fusha, në vend të tyre futen Januzi e Gardaseviq
55’ Lilaj inkuadrohet në vend të Boshnjakut
54’ Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ndëshkohet me të verdhë
49’ Selmani provon me të majtën, topi shkon mbi portë
45' Nis pjesa e dytë
45+3' Përfundon pjesa e parë, Prishtina shkon në pushim me avantazh të dyfishtë
34' GOOOL! Prishtina tashmë ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Llapit, kësaj radhe autor Alban Shillova
30' GOOOL! Prishtina kalon në epësi, shënon Besnik Krasniqi
18’ Zëvendësim i detyruar për Llapin, Zhdrella largohet, në vend të tij Edon Sadriu
15' Kalojnë 15 minuta lojë në "Fadil Vokrri", nuk ka gola ende
13' Prishtina tenton përmes Endrit Krasniqit, por pa suksese
07’ Shillova i vendasve provon me kokë, portieri Nava shpëton Llapin
02’ Llapi e nis furishëm ndeshjen, Topi i goditur me kokë nga Prençi ndalet nga traversa
01' Nis takimi në "Fadil Vokrri"
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Llapi: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. Kryetrajner: Tahir Batatina
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari, Erdall Zasella
Gjilani 1-1 Arbëria
90+5' Mbyllet takimi, skuadrat pajtohen me nga një pikë
85' GOOOL! Arbëria ka barazuar shifrat në Gjilan, Cezar gjendet bukur në zonë dhe realizon për 1:1
80' Edhe dhjetë minuta drejt fundit, Gjilani vazhdon të jetë në epërsi minimale
74’ “Gardiani” i Arbërisë në formë të mirë, pret goditjet e Hilës dhe Prognit
69’ Zëvendësim te Gjilani: Busiq inkuadrohet në vend të Nikaq
68’ Zëvendësim te Arbëria: Agon Llugiqi largohet, në vend të tij Qlirim Kashtanjeva
62’ Keita Razak futet në zonë dhe godet, Thaqi e pret goditjen e tij
61' GOOOL! Gjilani ka kaluar në avantazh, Bruqi i Arbërisë shënon në portën e skuadrës së tij
58’ Gjyqtari Shala ndëshkon me karton të verdhë Kreshnik Bahtirin e Arbërisë
48’ Llugiqi godet, por Koliqi e kap topin
45' Nis pjesa e dytë
45+1' Mbyllet pjesa e parë pa gola
40’ Razak rrezikon sërish me kokë, Thaqi i mysafirëve largon rrezikun
28’ Besar Musolli ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari Shala
17' Keita Razak godet shtyllën, shpëton Arbëria
15' Kalojnë 15 minuta, gjithçka e barabartë në Gjilan
12’ Hila harkon mirë, Nikaq nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë
11’ Progni provon goditjen nga distanca, por topi përfundon jashtë portës
01' Nis takimi në Gjilan
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Hila, Hajdari, Dallku, Rezak, Nikaq, Useini, Musolli, Veliu, Fustar, Progni. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli
Arbëria: Thaqi, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Pira, Zabërgja, Bahtiri, Llugiqi, Bruqi, Kryeziu, Hot. Kryetrajner: Arbnor Morina
Gjyqtarë: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Arbnor Bullatovci, Arben Halilaj
/Zeri.info