Liverpooli humb sërish në “Anfield”,  mposhtet minimalisht nga Fulhami

Liverpooli humb sërish në “Anfield”, mposhtet minimalisht nga Fulhami

Sport March 07, 2021 - 16:51
Lexoni detajet!

Liverpooli po kalon nëpër një sezon aspak të mirë që nga shpallja kampion i Anglisë edicionin e kaluar, shkruan “Zeri.info”.

“Të Kuqtë” janë mposhtur sërish në “Anfield”, kësaj radhe nga londinezët e Fulhamit minimalisht 0:1.

Goli i vetëm që doli të ishte vendimtar u shënua në minutën e 45-të nga mesfushori, Mario Lemina.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti për gjatë gjithë takimit të vlefshëm për javën e 27-të kampionale.

Kampionët në fuqi me këtë humbje kanë regjistruar disfatën e gjashtë me radhë në shtëpi në Premierligë.

Me këtë humbje, skuadra e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp ndodhet në vendin e shtatë me 43 pikë.

Fulhami është i 18-ti me 26 pikë të grumbulluara. /Zeri.info