Notat e lojtarëve: Liverpool – Fulham, Shaqiri ndër më të vlerësuarit te vendasit

Notat e lojtarëve: Liverpool – Fulham, Shaqiri ndër më të vlerësuarit te vendasit

Sport March 07, 2021 - 17:14
Lexoni detajet!

Liverpooli ka regjistruar humbjen e gjashtë me radhë në “Anfield” në kampionat, shkruan “Zeri.info”.

“Të Kuqtë” janë mposhtur sërish në shtëpi, kësaj radhe nga londinezët e Fulhamit minimalisht 0:1.

Goli i vetëm që doli të ishte vendimtar u shënua në minutën e 45-të nga mesfushori, Mario Lemina.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti për gjatë gjithë takimit të vlefshëm për javën e 27-të kampionale.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka qenë ndër më të vlerësuarit te skuadra e tij sipas sajtit “Whoscored.com”.

Shaqiri ka marrë notën 6.7. Notë të njëjtë ka pasur edhe mbrojtësi, Philips, kurse më i vlerësuari ishte Williams (7.1).

Dështimi i ndeshjes te kampionët në fuqi ka qenë sulmuesi egjiptian, Salah (5.3).

Golashënuesi i vetëm i këtij takimi, Lemina ishte lojtari me notën më të lartë në këtë përballje (8.3). /Zeri.info

NOTAT E LOJTARËVE:

 

Image