Verona – Milan, notat e lojtarëve

Verona – Milan, notat e lojtarëve

Sport March 07, 2021 - 17:20
Lexoni detajet!

Milani është rikthyer te fitorja pas barazimit (1:1) ndaj Udineses dhe ka marrë pikët e plota në udhëtim te Verona, shkruan “Zeri.info”.

“Rossonerët” fituan me rezultat të pastër 0:2, në takimin e vlefshëm për javën e 26-të kampionale në Serie A.

Në këtë përballje ishin dy mesfushorët e Milanit, Kruniq (8.5) dhe Meite (8.3) më të mirët në fushë.

Lojtari me notën më të ulët te mysafirët ishte mesfushori, Veloso (5.4).

Image

Mesfushori, Kruniq ishte realizator i golit të parë për “kuqezinjtë” pas 27 minutave lojë.

Për golin përfundimtar u përkujdes mbrojtësi portugez, Diogo Dalot që realizoi pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Milani me këtë tri pikë ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 56 pikë, tri më pak se Interi, që zhvillon ndeshjen të hënën ndaj Atalantës.

Verona zë vendin e tetë me 38 të tilla pas 26 ndeshjeve të luajtura. /Zeri.info