Kolni dhe Werder Bremeni pajtohen me nga një pikë, Rashica i plotë, Rexhbeçaj luan 72 minuta

Kolni dhe Werder Bremeni pajtohen me nga një pikë, Rashica i plotë, Rexhbeçaj luan 72 minuta

Sport March 07, 2021 - 17:27
Lexoni detajet!

Ndeshja e javës së 24-të në Bundesligën gjermane mes Kolnit dhe Werder Bremenit ka përfunduar me barazim, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat nga elitës së futbollit gjerman kanë barazuar 1:1, me dy golat e realizuar në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Ishte minuta e 66-të kur rrjeta është “tundur” për herë të parë nga lojtarët mysafirë që gjetën golin me anë të sulmuesit, Joshua Sargent.

Vendasit shmangën disfatën shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, me autor Jonas Hector.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte në fushë nga minuta e parë deri në të fundit për skuadrën nga Bremen.

Futbollisti tjetër nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 72-të.

Werder Bremeni me këtë pikë ndodhet në vendin e 12-të me 27 pikë gjithsej, ndërkaq Kolni dy pozita më poshtë ka 22 të tilla. /Zeri.info