Alidema shprehet i lumtur me golin në minutën e fundit, tregon se kujt ia dedikon atë

Alidema shprehet i lumtur me golin në minutën e fundit, tregon se kujt ia dedikon atë

Sport March 07, 2021 - 17:58
Lexoni detajet!

Drita ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll edhe në javën e 23-të.

“Bardhekaltrit” gjilanas kanë mposhtur në një udhëtim të vështirë në “Rexhep Rexhepi” Feronikelin me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm që doli të jetë i pikëve të plota dhe rikthimin në vendin e parë e realizoi sulmuesi, Festim Alidema në minutat shtesë.

Alidema në një prononcim për “Zeri.info” u shpreh i lumtur për golin e shënuar në Drenas.

Jam shumë i lumtur me golin dhe tri pikët shumë të rëndësishme në minutat e fundit dhe që arritëm ta mbajmë ende kreun e tabelës”, tha Alidema.

23-vjeçari që erdhi te Drita në verën e vitit të kaluar në huazim nga skuadra kroate, Slaven Belupo tregoi se kujt ia dedikon golin e shënuar.

Golin e shënuar ia dedikoj familjes time”, shtoi shkurtimisht Alidema.

“Intelektualët” tashmë ndodhen në vendin e parë në tabelë me 50 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu është përballë rivalit të përbetuar lokal, SC Gjilanit. /Zeri.info