Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit spanjoll, Atletico dhe Reali ndajnë pikët

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit spanjoll, Atletico dhe Reali ndajnë pikët

Sport March 07, 2021 - 18:12
Lexoni detajet!

Nuk ka fitues në derbin ndërmjet rivalëve lokal, Atletico Madridit dhe Real Madridit, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Luis Suarez realizoi në minutën e 15-të për vendasit dhe me epërsi minimale shkuan në pushim të pjesës së parë.

Por, skuadra e drejtuar nga Simeone e humbi avantazhin në minutën e 88-të, kur shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema për 1:1.

Atletico Madridi vazhdon të mbetet lider i La Ligës me 58 pikë, teksa Reali është i treti me 53 të tilla. /Zeri.info