Feronikeli – Drita: Rastet dhe goli në minutat shtesë

Feronikeli – Drita: Rastet dhe goli në minutat shtesë

Sport March 07, 2021 - 18:27
Lexoni detajet!

Drita ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll edhe në javën e 23-të, shkruan “Zeri.info”.

“Bardhekaltrit” gjilanas kanë mposhtur në një udhëtim të vështirë në “Rexhep Rexhepi” Feronikelin me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm që doli të jetë i pikëve të plota dhe rikthimin në vendin e parë e realizoi sulmuesi, Festim Alidema në minutat shtesë.

“Intelektualët” tashmë ndodhen në vendin e parë në tabelë me 50 pikë.

“Industrialistët” kanë grumbulluar 27 pikë dhe janë në vendin e gjashtë. /Zeri.info

VIDEO