Trepça regjistron fitoren e pestë rresht, mposhtë Bashkimin

Trepça regjistron fitoren e pestë rresht, mposhtë Bashkimin

Sport March 07, 2021 - 19:12
Lexoni detajet!

KB Trepça po kalon formë të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll dhe ka regjistruar fitoren e pestë rresht, përcjell “Zeri.info”.

“Xehetarët” kanë shënuar fitore kundër Bashkimit me rezultat 88:72 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça dominoi në këtë përballje, derisa çerekun e parë e fitoi me shifrat 26:13.

Prizrenasit e ngushtuan epërsinë e vendasve në një pikë 43:42, në periudhën e dytë të lojës.

Te Trepça me tripel-double ndeshjen e mbylli Drilon Hajrizi, që shënoi 16 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime, i ndihmuar edhe nga Ivan Koljeviq, që ndeshjen e mbylli me 24 pikë dhe nëntë asistime.

Te Bashkimi, lojtari më i dalluar ishte Obinna Oleka që takimin e mbylli me double-double, prej 13 pikëve dhe 24 kërcime. /Zeri.info