Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-kapiteni i klubit të njohur

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-kapiteni i klubit të njohur

Sport March 07, 2021 - 21:35
Detaje

Ish-kapiteni i Luftëtarit të Gjirokastrës, Odise Grabova ka vdekur në moshën 58-vjeçare, shkruan “Zeri.info”.

Sipas raportimeve të medieve shqiptare, thuhet se i ndjeri ka pësuar atak kardiak dhe ka vdekur paraditen e së dielës (sot).

Grabova ishte kapiten i klubit nga Gjirokastra në vitet 80-90-ta dhe ishte ndër emrat më të shquar të futbollit gjirokastrit.

Odisea u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1998. /Zeri.info

Image